Lajmet e fundit

Arrestohen 7 zyrtarë doganor për zhdukjen e 4.4 milionë litrave naftë

Prokuroria në Fier ka lëshuar urdhërarrest për shtatë zyrtarë të Doganave, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, në lidhje me një skandal për zhdukjen e një sasie të madhe nafte të papërpunuar.

Lula Njebza, ish-zv/Dr. e Përgjithshme të Doganave; Mirarbër Teneqexhiu, ish- kryetar i Doganës Tiranë; Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës; Adrian Alikaj dhe Syrja Misiraj doganierë akcize, akuzohen për zhdukjen e 4.4 mln litrave naftë.

Prokuroria e Fierit ka evidentuar se zyrtarët e Doganave, përfshirë edhe ish-zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, janë përgjegjës për veprën penale “Shpërdorim detyre”, me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction Petrol”, me administrator Adrian Xhillari, ndaj të cilit është nxjerrë gjithashtu urdhërarresti, “pasi ky i fundit dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”.

Vendimi i gjykatës për punonjësit e doganës është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, administratori Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pak muaj më parë, pasi rezulton se është jashtë Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.