Presidenti francez Francois Hollande nëpërmjet një bisede telefonike I ka shprehur ngushëllimet homologut të tij amerikan Barack Obama për viktimat e sulmit në Kaliforni.
“Hollande ka biseduar me Obamën për ta shprehur solidaritetin e Francës pas sulmit në San Bernardino”, thuhet në deklaratën e kabinetit të presidentit francez duke shtuar se dy presidentët janë dakorduar për luftën kundër terrorizmit.