Lajmet e fundit

Shteti partiak : Isa Mustafa po ndjek të njëjtën politikë të kapjes së shtetit sikurse Hashim Thaçi

Isa Mustafa po ndjek të njëjtën politikë të kapjes së shtetit sikurse Hashim Thaçi. Sa ishte në opozitë ai kritikonte partnerin aktual të koalicionit, PDK-në, për nepotizëm, emërime politike nëpër ndërmarrje e agjenci të pavarura dhe partizim të shtetit.

Tash kur ka marrë drejtimin e Qeverisë, Mustafa po e shtrinë ndikimin qeveritar edhe në institucionet që janë të thirrura të veprojnë të pavarura, duke shpërfillur madje edhe sugjerimet e Raportit të Progresit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, i cili kërkonte shmangien e ndikimeve politike në gjyqësor dhe agjenci të pavarura, Qeveria ka ndërmarrë një veprim që shpreh hapur synimin për të trashur ndikimin në institucionin që ka për detyrë mbrojtjen e Kushtetutës së vendit.
I ka dërguar Kuvendit emrin e një kandidateje të LDK-së për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e ka votuar Selvete Gërxhaliu-Krasniqin…

Leave a Reply

Your email address will not be published.