Lajmet e fundit

Drenica e Shala, nën ethet e të pagjeturve

Familjet e të pagjeturve të rajonit të Mitrovicës ende jetojnë me ankthin për të zbardhur fatin e më të dashurve të tyre, të cilët për më shumë se 16 vjet janë katandisur në anë të ndryshme të Serbisë, por edhe në Kosovë.

Ngecje të mëdha në zbardhjen e fatit të të zhdukurve, dështimi për t’i hulumtuar vendet e dyshuara për varreza masive, kanë krijuar në mesin e familjeve të të zhdukurve të rajonit të Mitrovicës mosbesim dhe pasiguri tek institucionet përkatëse, tek ato ndërkombëtare edhe vendore për t’u marrë me çështjen.
Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj, Vushtrria, si dhe Drenasi akoma numërojnë 304 persona të zhdukur, më së shumti Skenderaj, 126, ndërkohë që Vushtrria nuk ka të evidencuar asnjë të zhdukur.

Sipas të dhënave që kanë ofruar organizatat, që merren me të zhdukurit, por edhe vetë komunat, në Mitrovicë mungojnë edhe 116 qytetarë të qytetit të ndarë, në Skenderaj mungojnë edhe 126 persona të zhdukur, ndërsa në komunën e Drenasit edhe 62 persona, fati i të cilëve nuk dihet.

Vetëm komuna e Vushtrrisë ka pasur fatin që t’i gjejë të gjithë zhdukurit.
Shemsedin Preteni, zëdhënës i Komunës së Vushtrrisë, tha se në Vushtrri nuk ka persona që nuk janë gjetur dhe për këtë arsye, mbase edhe Shoqata për të Pagjeturit e kësaj komune është shuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published.