Multimilioneri shqiptarë Qazim Osmani i cili tash viteve të fundit po përflitet shumë në mediat rozë për aferat e tij me femra të njohura, mbrëmë ka qenë pjesëmarës në finale e spektaklit të bukurisë ‘’Miss Earth’’ që është mbajtur në Vjenë të Austrisë.
Biznesmeni Osmani apo i njohur si avanturieri më i njohur shqiptarë për shkak të lidhjeve me këngëtaret serbe si dhe ahengjet e ndryshme private me yjet e Ballkanit, nuk dihet se cfarë ka kërkuar të merr pjesë në këtë spektakë, si publik. Ndoshta dëshira e tij për të qenë mes femrave të bukura ka detyruar pasanikun që të qëndrojë për disa orë në publik teksa është zgjedhur më e bukura e këtij spektakli.
Përndryshe më e bukura e këtij spektakli është zgjedhur vajza nga Filipinet, 25 vjecarja Angelia Ong, si shoqëruese e parë është zgjedhur australiania Dayanna Grageda kurse shoqëruesja e dytë amerikania, Brittany Payne.
Kosova këtë vit ishte prezantuar nga bukuroshja Kaltrina Neziri e cila nuk arriti që të fitojë ndonjë vend, derisa Shqipëria këtë edicion nuk ka pasur ndonjë konkurente.