Tre persona kanë mbetur të lënduar, njëri nga ta rëndë, pasi një person me thikë ka sulmuar personat në një stacion nëntokësor në Londër.
Policia tashmë incidentin është duke e trajtuar si akt të mundshëm terrorizmi. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se azilanti gjatë kryerjes së aktit ka bërtitur “kjo është për Sirinë”, transmeton KosovaPress.
Incidenti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:00 sipas kohës lokale, ndërsa i dyshuari është arrestuar pasi është neutralizuar me gaz trullosës nga policët.
Britania e Madhe është në shkallën e dytë të alarmit nga terrorizmi aktualisht, duke ngjallur dyshime të mëdha se këto lloj sulmesh po kryhen nga militantë që inkurajohen nga Shteti Islamik për ta sulmuar Perëndimin.
Ditë më parë Britania e Madhe ka miratuar në Parlament me shumicë votash ndërhyrjet ajrore në Siri kundër caqeve të Shtetit Islamik.