Kryetari i Junikut Agron Kuçi ka një propozim si të dalim nga kriza politike , ai sot e publikoi edhe në rrjetin e tijë social Fcebook për më shum ne ju sjellim shkrimin e tijë .
Ja shkrimi i plotë :
E ndodhur Kosova para nje situate jashtezakonisht te rende politike, sociale, deshperuese ekonomike, me nje depresion te pergjithsheme qytetar dhe me nje klase pa urtesi politike, Kosova po hyn drejt nje situate te pashprese dhe pa te ardhme,…
Duke qene Sinonim i Unitetit te Popullit dhe duke qene gjithnje ne sherbim te Republikes, duke marre parasysh sakrificat shekullore te Popullit tone, per njerzit e sotem te Kosoves dhe te ardhmen e brezave qe vijne, eshte ne pergjegjesine e Presidentes, te merr vullnetin e forcave politike te Kuvendit dhe te mandatoje nje Qeveri te Unitetit, Shpreses dhe Besimit e cila do te perbehej nga te gjitha forcat politike te Kuvendit dhe jashte tij dhe njerez me integritet te larte moral, kombetar e profesional.
Ne mandatin e Qeverise se Unitetit, Shpreses dhe Besimit detyre e pare eshte :
1. Rikthimin e besimit qytetar ne institucionet e shtetit dhe shpreses per te ardhmen perspektive te vendit.
2. Rinegocimin e marreveshjeve te 25 Gushtit, ( zajednica dhe demarkacioni ).
3. Riformatizimi substancial i dialogut me Serbine, ne Bruksel.
4. Reformen e plote te Kodit Zgjedhor.
5. Zgjedhjen e Presidentit Konsensual.
6. Amandamentimin e Kushtetutes dhe
7. Zgjedhjet Parlamentare, pas nente muajve ne Shtator-2016.
Vendimi i Presidentes ne keto dite te veshtira per Kosoven, eshte sa i domosdoshem politik e kushtetues, eshte aq edhe human e patriotik e cila ka perkrahjen e gjere te Popullit te Kosoves dhe miqeve nderkombetare.
P.s; opinioni i prezentuar eshte personal dhe nuk perfaqeson qendrim te subjektit politik.
Agron Kuçi – Kryetar i Komunës Junikut .