Një modele bukuroshe ka vendosur që të mos humbas asnjë kilogram nga pesha e saj, duke përcjellë mesazhin se është bota e modës ajo që duhet të ndryshojë qëndrim ndaj modeleveqë që janë të bëshme, ashtu siç realisht ndodh edhe në jetën reale; ku jo të gjithë janë të dobët e elegantë.
Vajza që quhet Iskra, konsiderohej shumë e shëndoshë dhe u përjashtua nga agjencia e modës ku bënte pjesë, tashmë ajo kërkon të ndryshojë dhe pse jo të jetë pjesë e modeleve të Victoria’s Secret. Iskra Lawrence, e cila njihet për format e saja të bëshme, në moshën 25-vjeçare dëshiron të jetë pjesë e agjencive më të njohura të modës, por këtë nuk dëshiron ta bëjë duke ndryshuar trupin e saj, por kërkon të ndryshojë industrinë e modës. “Në moshën 18-vjeçare u përpoqa të ndryshoja trupin tim, por tashmë do të synoj të ndryshojë industrinë”, shprehet Iskra Lawrence.