Lajmet e fundit

Specialja në Hagë, BE inkurajon arritjen e marrëveshjes dhe ratifikimin (Video)

Ende nuk ka një marrëveshje për selinë e Gjykatës Speciale, përkundër diskutimeve ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Holandës, që kjo gjykatë të vendoset në Hagë.

Bashkimi Evropian inkurajon Kosovën që sa më shpejtë ta arrijë e më pas edhe ta ratifikojë marrëveshjen për vendosjen e selisë me shtetin nikoqir.

Për Tribuna Channel, Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovës, Samuel Zhbogar, është shprehur se hapat e ardhshëm janë finalizimi i Marrëveshjeve të shteteve nikoqire në mes të Holandës, si nikoqir potencial dhe Kosovës.

Por, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës thonë se Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka qenë akterë kyç për vendosjen e Tribunalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.