Mbrëmë është vrarë në Milloshev nga miku i tij Nazmi Ajeti, veteran i UÇK-së. Ajeti ka qenë në ilegale bashkë me Ali Ajetin dhe është njëri ndër themeluesit e UÇK-së.
Edhe Policia e ka konfirmuar rastin përmes një komunikate ku tregon për ngjarjen se si ka ndodhur.
“Sot në orën 00:12 minuta, policia ka marrë informacionin për një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Milloshevë të Obliliqit .
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person të plagosur i cili menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Viktima e këtij rasti N. A. 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .
Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe Ajeti është njëri ndër themeluesit e UÇK-së, ku nga Zvicra ka dërguar armë dhe para. Ai iu kishte bashkuar edhe UÇK-së ku ishte luftëtar në rajonin e Llapit.