Lajmet e fundit

Lagjja e Muhaxherëve, pa ujë që katër orë

Ka katër orë që lagjja e Muhaxhereve ka mbetur pa ujë të pijes. Kjo, si pasojë e një shpërthimi të gypit në rrugën “Ardian Krasniqi”, tek ambasada e Zvicrës.
Gypi ka shpërthyer qysh në orën 06:30 të mëngjesit, ndërsa nuk është intervenuar në të deri në orën 10:00. Qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga kompania e Ujësjellësit Rajonal, janë mobilizuar vetë për ta rregulluar gypin, pasi këta të fundit nuk i janë përgjigjur ftesës me kohë.

Blerim Bllaca, njëri prej banorëve të kësaj lagje shprehu pakënaqësitë e tij me neglizhencën e Ujësjellësit.

“Prej orës 06:30 në mëngjes kur ka filluar uji me kalu te poshtë, janë afër katër orë, pa ndërprerë uji, vetëm ka pas më shumë. Nuk ka ardhë askush. Tani kanë mbërritur që 20 minuta, këta qytetarët e ndalën ujin pak. Do të thotë gypi kryesor i ujësjellësit, i ujit të pijes ka shpërthyer brenda”, tha Bllaca.

Në Kompaninë e Ujësjellësit Rajon al, Prishtina, thonë se ekipi ka intervenuar menjëherë duke e ndërprerë ujin qysh në orën 7 të mëngjesit.

Zëdhënësja e kësaj kompanie Arjeta Mjeku, ka thënë përmes telefonit për KosovaPress, se ekipet kanë bërë punën e tyre dhe kanë ndërprerë ujin.

E pas kësaj sipas Mjekut është dashur të pritet deri në zbrazjen e gypave për të bërë intervenimet.

“Nuk është dëm i madh, përveç se ka pëlcitur gypi, gjë që ndodh dhe janë të natyrshme. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërpre sistemin e furnizimit në mënyrë që t a riparojnë defektin. Gatishmëria e ekipeve është e madhe dhe ajo do të rregullohet shpejtë”, ka thënë Mjeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.