Lajmet e fundit

Tentim vjedhje në Prizren, të dyshuarit në arrati

Dy të dyshuar kanë tentuar të vjedhin një shtëpi në fshatin Grazhdanik të Prizrenit mbrëmë rreth orës 23: 35 minuta.

Policia ka bërë të ditur se njësiti patrullues posa ka arritur në vend të ngjarjes është vërejtur nga të dyshuarit të cilët janë arratisur.

Gjatë ikjes njëri ka shtënë më armë zjarri, por nuk dihet nëse ka shtënë në drejtim të policëve apo kuturu.

Për këtë ngjarje  është njoftuar prokurori i shtetit ndërsa policia ka shtuar aktivitetin për zbulimin e rastit dhe kapjen e të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.