Lajmet e fundit

Vazhdon hipokrizia politike: Blerta Deliu kërkon lirimin e Donika Kadajt

Deputetja nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës njëherit kryetare e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu, në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën ka bërë thirrje për lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Deliu-Kodra me këtë deklaratë bëhet ndër të parat deputete femra të pozitës që kërkon lirimin nga burgu të koleges së saj nga Opozita.
Ajo po ashtu është shprehur se shpreson që të kthehet normaliteti në Kuvend, derisa ka shtuar se i kanë bërë ftesë edhe grave të Opozitës që të bëhen pjesë e Grupit të Grave Deputete.
Deputetja nga radhët e PDK-së ka thënë se grupi të cilin e drejton është apartiak dhe nuk mund të identifikohet me asnjë parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.