Rafael Benitez ka folur para gazetarëve për ndeshjen ndaj Malmos në Ligën e Kampionëve.
Benitez ka deklaruar se nuk do ta përfshijë në skuadër as për ndeshjen ndaj Malmos talentin Martin Odegaard.
“Jemi të kënaqur me Odeegard, por më vjen keq, nuk ka vend për lojtarët e rinj nesër, vetëm Marcos Llorente”, tha spanjolli, transmeton AS.
Mesfushori norvegjez ka hasur në vështirësi për të luajtur në ekipin e parë, që prej transferimit në Real Madrid, ndërsa shumicën e paraqitjeve i ka vetëm për Castillan.
Benitez gjithashtu njoftoi se Sergio Ramos është kthyer në stërvitje dhe po ndihet mirë, por që nuk është i gatshëm akoma për lojë.