Lajmet e fundit

Gjermani, për 11 muaj 965 mijë emigrantë kanë kërkuar azil

Vetëm  këtë vit rreth 965 mijë emigrantë kanë kërkuar azil në Gjermani , por sipas Ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere, në ditët e fundit numri i emigrantëve ka rënë ndjeshëm.

‘Ende nuk është e qartë, se shumë prej 965 mijë emigrantëve që janë regjistruar më pas janë zhvendosur në vendet tjera,’ tha ai, transmeton Gazeta Blic.
Mirpo, sipas de Maiziere, numri i emigrantëve ka rënë ndjeshëm në ditët e fundit.

Në dy javët e fundit, autoritetet gjermane kanë regjistruar rreth 2 mijë deri në 3 mijë emigrantë. Sipas Thomas de Maiziere, fluksi i emigrantëve ka rënë ndjeshëm për shkak të motit të keq dhe nga përpjekja e Turqisë për të ndaluar fluksin e emigrantëve të cilët më pas nisen për në brigjet e Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.