Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, e ka dënuar fuqishëm incidentet e fundit që afektojnë komunitetin serb në fshatin Gorazhdec të Pejës.
“Sot në orët e para të mëngjesit, prona e familjeve Petrovia dhe Vuksanovia, si dhe një automjet në pronësi të një anëtari të familjes Kolašinac, janë dëmtuar nga të shtëna armësh. Një monument që përkujton serbët lokal, përfshirë vrasjet e vitit 2003 të të rinjve në lumin e afërt Bistricë, është dëmtuar po ashtu. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gorazhdec në korrik 2015”.
“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtij të fundit dhe fakti se ky është një shqetësim që po përsëritet kontribuon në ndjenjën e pasigurisë në mesin e komunitetit serb të Kosovës,” tha Schlumberger.
Ai po ashtu i inkurajoi agjencitë për zbatim të ligjit të hetojnë rastet në mënyrë efektive dhe urgjentisht të sjellin përgjegjësit para drejtësisë,