Hiç më pakë se 145 mijë e 297 euro do t’i shpenzoj Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për pagesën e sigurimit shëndetësor për punëtoret e vet.
Në një dokument që e ka siguruar portali INFOKUSI.com, shihet se në këtë tender kanë konkurruar 5 kompani e ku fitues është shpallur kompania e sigurimeve “Illyria, e cila sipas komisionit vlerësues ka qenë ofertë e përgjegjshme më çmimin më të ulët.
Për dallim nga Institucionet tjera të Republikës së Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës nuk i nënshtrohet fare ligjit të Prokurimit Publik.
“ Në përputhje me ‘Rregullat e Prokurimit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (Tetor 2013)’, respektivisht sipas Neni 41 të këtyre Rregullave, ‘Procedura e ankesës’, çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Bankës Qendrore, brenda 5 ditësh nga data e shpalljes së këtij njoftimi”thuhet në njoftimin për dhënia te kontratës