Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës “ Sami Haxhibeqiri”, deri tani ka përfituar 3.5 milion euro investime dhe renovime të objekteve ekzistuese nga Norwegian Aid Committee.
Për t`u njohur me investimet e bëra në këtë spital, gjatë ditës së sotme, në vizitë kanë qëndruar Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu dhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës, dr. Curr Gjocaj, me bashkëpunëtorë.
Brathuu, bashkë me Gjocajn dhe me përfaqësues të Spitalit të Mitrovicës, kanë vizituar hapësirat e sapo rinovuara të Repartit të Fiziatrisë, Neurologjisë, Patologjisë, hapësira për Telemjekësi dhe disa shërbime tjera.
Repartet dhe shërbimet e rinovuara në kuadër të Spitalit të Përgjithshme në Mitrovicë pritet që shumë shpejtë të lëshohen në punë