Shkumbin Demaliaj nga komisioni për verifikimin e veteranëve të UÇK-së përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në Zonën e Dukagjinit ka përfunduar procesi i Verifikimit të Ankesave për Statusin e Veteranit.
Ai ka shkruar se gjithçka ka shkuar në Koordinim të plotë me Komandantin e ZOD-id Ramush Haradinaj dhe zinxhirin Komandues Brigadave të Zonës.
Lexoni postimin e plotë:
Të nderuar ish luftëtarë të UÇK -së ju njoftoj se procesi i Verifikimit të Ankesave për Statusin e Veteranit për ZO të Dukagjinit ka përfunduar..!! Gjithçka ka shkuar në Koordinim të plotë me Komandantin e ZOD-id Ramush Haradinaj dhe zingjirin Komandues Brigadave tëZonës..!!! Nuk më mbetet tjetër veq tua uroj të gjithë atyre që kanë fituar Statusin me rastin e ankesës së tyre…!! Ju njoftoj se nuk keni nevoj të më bezdisni me shkrime dhe me telefonata lidhur me publikimin e listave sepse publikim lidhur me ankesat nuk ka..!!! Por për të gjithë ata që kanë fituar statusin Çertifikatat ju vijnë në adresat ku këni aplikuar( në Brigadë apo Komandë të Zonës me Shtabe Lokale) pasi të shtypen nga Sekretaria e Komisionit Verifikues ..!!! Urime dhe respekt..!!!