Intervenimi në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me 28 nëntor për ta arrestuar deputetin Albin Kurti, ishte i njëjtë sikur në sistemin e ish-diktatorit serb Aleksander Jabllanoviq, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.
“Kryetari i Kuvendit ka mundur të mos thërras seanca, kjo ka mundur të evitohej. Ndërhyrja në Vetëvendosje a mund të arsyetohet kur 2000 policë ndërhyjnë në zyrat e saj, kjo ngjan me sistemin e Millosheviqit”, ka pohuar Bajrami.
Ajo tha se “kjo situatë është për fajin e tre personave. Kryeministri, zëvendësi i tij dhe kryetari i Kuvendit”.