Lajmet e fundit

AAK kërkon zbardhjen e incidentit në Gorazhdec

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nëpërmjet një komunikate për mediat ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e incidentit në Gorazhdec ku humbi jetën një person. Sipas AAK-së, incidenti është i dyshimtë dhe mund të jetë shkaktuar në bazë të kalkulimeve politike.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të AAK-së:

Incident i sotëm në fshatin Gorazhdec të Pejës, është një incident i rëndë dhe shumë i dyshimtë, që ndodh në një moment tepër të ndjeshëm.

Pa dashur të paragjykojmë se kush mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së procesit të integrimit të pakicave në sistemin e Kosovës, një shembull i mirë i të cilit ka qenë edhe vetë Gorazhdeci.

U bëjmë me dije të gjithë atyre që bëjnë kalukulime politike, se sulmet e tilla nuk do të mund t’i minojnë përpjekjet tona që serbët e Kosovës të jenë qytetarë të lirë e të barabartë me gjithë të tjerët, e as përcaktimin tonë se në asnjë situatë nuk do të pranohet rikthimi i ndikimit të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Kërkojmë që organet e rendit të bëjnë të pamundurën që ta zbardhin incidentin e fshatit Gorazhdec dhe ta njoftojnë opinionin publik se kush qëndon prapa skenarëve të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.