Austria ka njoftuar se do të nis ndërtimin e një muri prej 3.7 kilometrave përgjatë kufirit me Slloveninë. Viena zyrtare ka thënë se këto masa sigurie për qëllim kanë menaxhimin e fluksit të madh të emigrantëve dhe refugjatëve drejt vendit.
Njoftimi për këtë doli të premten nga Qeveria e Austrisë, vetëm dy ditë pasi shteti slloven ndërmorri një masë të ngjashme në kufirin me Kroacinë, transmeton KosovaPress.
Shefi i zyrës së kancelarit gjerman, Josef Ostermayer, tha se edhe telat me gjemba do të dërgohen në rast nevoje për përdorim.
“Fjala është për një pranim të rregullt të emigrantëve dhe jo për vendosje barriere”, tha ai.
Ndërsa, ministrja e brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner ka thënë se muri do të jetë 2.2 metra i gjatë.