Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mes tyre edhe “i burgosuri politik” Pal Lekaj, po qëndrojnë në Tiranë.
Nga disa fotografi të siguruara nga Gazeta Express, shihet se kryeparlamentari Ilir Meta, ish-presidenti kroat Stipe Mesic, kreu i AAK’së Ramush Haradinaj dhe aënatrë të tjerë të opozitës dhe deputetë që konsiderohen si “të burgosur politik” si Pal Lekaj, darkojnë së bashku.
Ilir Meta gjatë fundjavës ka takuar kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe
opozitën.
Ai ka deklaruar se “dialogu është e vetmja zgjidhje e gjendjes në Kosovë”, teksa ka
thënë se “ka shenja pozitive se edhe opozita pajtohet me këtë”.

