E sinqertë,sharmante, origjinale dhe pa komplekse. Bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. E jona spikere , më e mira, më e njohura e ekraneve televizive shqiptare. Emri i saj e jeta e saj, Anita Muçaj, është një tregim në vete, shkruan Kosovarja.
Me një bashkëshortësi afro një dekadë e gjysmë ,me trimin legjendar Ramush Haradinajn. E shoqëruar me gëzime, hidhërime, sfida, zhgënjime, por mbi të gjitha këto duke dominuar dashuria mes saj dhe Ramushit.
Ja, ç’thotë ajo me pak fjalë , për vete, për jetën , për sfidat e përjetuara:
Jeta është plotë sfida. Ne kemi pasur një jetë me shumë vështirësi, një martesë me shumë e shumë peripeci të njohura tashmë për popullin shqiptarë. Fëmijët i kam rritur me shumë vështirësi. Shumë herë jam ndjerë e lodhur e tradhtuar, me shpinë te kthyer nga shumëkush. Por, ajo çka me ka dhënë fuqi edhe atëherë kur kam përjetuar zhgënjimet më të mëdha nga jeta ka qenë pikërisht lidhja ime dhe raporti im në martesë fakti i të qenurit nusja e Ramushit- thotë Anita.
Jeta e saj i ngjanë Penelopës së Odiseut. / Kosovarja /