Miratimi i buxhetit është njëri nga kriteret që Qeveria e Kosovës është zotuar t’i plotësojë para se Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar të mbajë mbledhjen e fundvitit.
Afati i fundit për miratimin e buxhetit në Kuvend ishte vendosur data 10 dhjetor, apo pesë ditë para mbledhjes së planifikuar të Bordit të FMN-së, shkruan sot Koha Ditore.
Ky afat është cekur edhe në seancën plenare të Kuvendit, në të cilën është miratuar në lexim të parë Projektligji.
Por, burimet e gazetës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se mbledhja e Bordit ekzekutiv të FMN-së është prolonguar për një javë. Do të mbahet më datën 21 dhjetor.
Kjo u jep më shumë kohë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të miratuar Ligjin e buxhetit dhe për të përmbushur kushtet e përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.koha