Lajmet e fundit

Osmani: Mustafa e ka mirëpritur propozimin për zgjidhjen e krizës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se propozimi i saj dhe deputetit të VV-së, Ilir Deda është mirëpritur nga kryeministri Isa Mustafa, me përjashtim të një pjese të propozimit, të cilën siç thotë ajo, ka shprehur rezerva. Ndërkaq, Osmani thotë se nuk kanë marrë ndonjë reagim nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

“Kryeministri Mustafa ka deklaruar se mirëpret çdo iniciativë që thërret për dialog në institucione, edhe pse ka shprehur rezerva për një pjesë të propozimit, ndërkaq nuk kemi marrë ndonjë reagim nga zëvendëskryeministri Thaçi, edhe pse jemi takuar me zyrtarë të tjerë të PDK-së, përfshirë edhe nënkryetarët e kësaj partie të cilët e kanë mirëpritur iniciativën”, ka thënë Osmani.

Osmani në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se Komisioni Për Politikë të Jashtme e ka diskutuar këtë rezolutë në lexim të parë, ndërkaq ka shtuar se votimi për këtë do të bëhet më vonë në Parlamentin Evropian, shkruan indeksonline.net

“Komisioni Për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, e ka diskutuar këtë rezolutë në lexim të parë, ndërkaq pritet votimi në Parlamentin Evropian më vonë”, ka shpjeguar Osmani.

Ndërkaq sa i përket opozitës, deputetja më e votuar Vjosa Osmani, ka thënë se përgjigjja e vetme që kanë marrë nga tri subjektet opozitare, janë deklarimet në medie

“Përgjigja e vetme që e kemi nga partitë opozitare, janë deklarimet në medie”, ka thënë Osmani..

Leave a Reply

Your email address will not be published.