Lajmet e fundit

BE-ja do të coptohet në 10 vitet e ardhshme, pohon kreu i Parlamentit Europian

Martin Schulz ka pranuar se BE-ja është në rrezik dhe se ka përpjekje që të coptohet.

Ai i është përgjigjur paralajmërimit  të Ministrit të Jashtëm të Luksemburgut,  Zhan Aselborn, i cili ka deklaruar se BE-ja shumë shpejt mund të shkatërrohet.
“Askush nuk mund të thotë se në 10 vitet e ardhshme do të vazhdojë të ekzistojë BE-ja,” tha Schulz.
“Nëse ne nuk luftojmë për të, atëherë do të jetë shumë e vështirë,” shtoi ai.

Ai nuk e ka specifikuar se çfarë saktësisht e kërcenon BE-në, por kryesisht është përqendruar në krizën e emigrantëve, shkruan Express.Uk.
Kreu i Parlamentit Europian tha BE-ja ka alternative dhe ‘se sigursht nuk do të mund të përmbyset’.
Sipas tij, ndarjet brenda BE-së janë mbizotëruese dhe shkaktarë kryesorë janë emigrantët dhe refugjatët që vijnë  në Europë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Shulz shtoi se asnjë vend nuk do të kishte mundur të përballojë krizën e emigracionit, sikurse BE-ja të ishte e ndarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.