Lajmet e fundit

Ferizajasit të pakënaqur me përfaqësuesit e tyre komunal

Qytetarët e Ferizajt nuk janë të kënaqur as me qeverisjen e kësaj komune por as me opozitarët në asamblenë komunale.

Kështu të paktën bëhet e ditur nga një anketë e reazliuar nga Forumi Politik i të Rinjëve (FOPOR), i realizuar gjatë ditëve të fundit në Komunën e Ferizajt.

Aspak të kënaqur janë shprehur 48% e të anketuarëve në pyetjen se sa janë të kënaqur me qeverisjen e komunës.  Pak të kënaqur janë përgjigjur 21% e të anketuarve kurse deri diku të pakënaqur janë 19% e qytetarëve që u anketuan.

Në anën tjetër, aspak të kënaqur me punën e opozitës në këtë komunë janë shprehur 34% e të anketuarëve.

Anketa ka përfshirë 101 respondentë të moshës nga 18-45 vjec dhe është realizuar vetëm në zonën urbane të komuëns.

Leave a Reply

Your email address will not be published.