Louis van Gaal mund të shkarkohet nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit, nëse skuadra e tij eliminohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Manchester United do ta shkarkojë Louis van Gaalin nga posti i menaxherit, nëse skuadra dështon të kualifikohet nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Red Devils” ndeshen sonte në udhëtim me Wolfsburgun, në duelin vendimtar të Grupit B, përcjell “Lajmi.net”.
Por, sipas mediave britanike, Van Gaal do të shkarkohet në rast të dështimit.
Manchester United gjendet në pozitën e dytë me tetë pikë, prapa Wolfsburgut që kryeson me nëntë.
Por, PSV Eindhoven ka shtatë dhe ndeshet me CSKA Moskën.