Lajmet e fundit

Policia e Kosovës blen 350 mijë euro armë në “Relaod”

Policia e Kosovës tash e tutje do të ketë armatim të ri nëpër duar. Blerjen e tyre Forcat e rendit e kanë bërë publike përmes një tenderi të shpallur në KRPP. Për këtë blerje Policia do të shpenzojë jo më pak se 350 mijë euro. Besimin për këtë furnizim e ka marrë kompania “Relaod”.

Policët e Kosovës brenda një kohë të shkurtër në duart e tyre do të kenë edhe disa armë të reja. Procedurat për t’i blerë ato thuajse tani veç kanë përfunduar.

Edhe tenderi për këtë furnizim është mbyllur e është shpallur kompania fituese.
Kjo blerje Policisë së Kosovës do t’i kushtoj afro 352 mijë e 500 euro. Tenderin për furnizim me armë Policia e ka ndarë në tri pjesë, e të cilat të tria i ka fituar kompania “Reload”.

Në garë për këtë tender, sipas njoftimit për dhënia të kontratës kanë konkurruar tri kompani.

Furnizimin me këto armë kompania fituese për policinë do ta bëjë për 36 muaj. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Policisë së Kosovës do të nënshkruhet me 16/11/2015.
Vlen të përendet se ky nuk është tenderi i vetëm që kompania Reload e ka fituar nga Policia e Kosovës. Kjo kompani dhe ky institucion kanë pasur edhe më herët bashkëpunime të tilla.

Vlera totale e tenderit për armë:

  • Pjesa 1
  • Vlera e përgjithshme e kontratës 322,200.00 €
  • Pjesa 2
  • Vlera e përgjithshme e kontratës 20,943.00 €
  • Pjesa 3
  • Vlera e përgjithshme e kontratës 9,392.00 €

Leave a Reply

Your email address will not be published.