Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga më 17 dhjetor, në orën 11:00, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën ka caktuar edhe seancën e radhës plenare që do të mbahet me 14 dhjetor në orën 10:00.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga opozita nëse do të bllokojw edhe këtë seancë në të cilën presidentja do t’u drejtohet deputetëve në fjalimin e saj vjetor, ashtu siç e përcakton ligji.