Bilall Erdogan, djali i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se nuk është i përzier në tregitnë ilegale me naftë me ISIS-in, duke shtuar se kompania e tij merret më ndërtimtari.
“Kompania ime merret me ndërtimtari në Stamboll. Ne nuk dërgojmë asgjë në Siri dhe Irak”, ka thënë Bilall Erdogan për mediat turke.
Në pyetjen nëse kompania e të vëllait merret me tregti me naftë për ISIS-in Erdogan tha se kjo nuk është e vërtetë por konfirmoi se ajo kompani merret me transport.
Në fund të nëntorit ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Valid Mualem ka thënë se djali i presidentit Erdogan është i përzier në tregtinë ilegale me naftë për ISIS.
Sipas tij kjo është arsye pse Turqia ka rrëzuar aeroplanin rus SU-24 në territorin e Sirisë.
Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka precizuar se aeroplani rus është rrëzuar pasi që Rusia ka filluar të bombardojë rafineritë e naftës që gjenden në duart e terroristëve