Lajmet e fundit

BE për protestën në Shqipëri: Dhuna është e papranueshme

Bashkimi Europian ka reaguar pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike. Me anë të një deklarate, BE thotë se dhuna është e papranueshme.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare sot në Tiranë.

E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur.
U raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm.
Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv”, thuhet në deklaratën e BE./Tema/

Leave a Reply

Your email address will not be published.