Policia e Kosovës nuk ka arritur të zbulojë se kush qëndron prapa kërcënimit me “sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme”, nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste.
“Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, është përmendur edhe më herët, por, sipas burimeve nga Policia, nuk ka pasur shenja se ekziston si organizatë, e cila të martën nëpërmjet një deklarate ka kërkuar lirimin e gjashtë kosovarëve të arrestuar javën e kaluar, shkruan “Koha Ditore”.
Megjithëkëtë, kërcënimi ka mobilizuar Policinë e Kosovës. Njësia kundër terrorizmit dhe njësitë tjera të specializuara kanë punuar për lokalizimin e vendit nga ku është dërguar komunikata. Kërcënimin e kanë marrë seriozisht duke zhvilluar hetime.