Lajmet e fundit

Enver Hasani Akuzon Kryeprokurorin Lumezi për Aktakuzën (VIDEO)

  • Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani pas përfundimit të seancës, deklaroi se aktakuza për të cilën ai po ngarkohet është hakmarrje ndaj tij.
  • Për këtë ai akuzoi drejtpërdrejt Kryeprokurorin eShtetit, Aleksandër Lumezi.“Sa më përket mua, e kam thënë edhe më herët në media që kjo është një lojë e Lumezit. Është hakmarrje për vendimmarrje si kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, tha Hasani për KALLXO.com.

    Hasani po i referohej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i cili e kishte përmbysur një vendim të Këshillit Prokurorial për emërimin e Lumezit si Kryeprokuror të Shtetit, pak vjet më parë

    Avokati i Hasanit, Betim Shala, tha se beson se gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, do të vërtetohet dhe se do të dalë në pah pafajësia e të mbrojturit të tij.

    Në anën tjetër, kryeprokurori Aleksandër Lumezi mohoi pretendimet e Hasanit, duke thënë se hetimet ndaj këtij të fundit kanë filluar me herët se ai të bëhej kryeprokuror.

    “Pa dashur të merrem me pretendimet e Hasanit, dua të them se hetimet ndaj Hasanit kanë filluar para se unë të zgjidhem Kryeprokuror dhe Hasani e di shumë mirë këtë”, tha Lumezi.

    Ai po ashtu tha se çështja e hetimit, ngritjes së aktakuzës apo pushimit të hetimeve është çështje e prokurorit që e ka hetuar rastin.

    Hasani së bashku me Hakif Veliun dhe Albert Rakipin akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale të mashtrimit lidhur me përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevojat e Universitetit të Prishtinës në kohën kur Enver Hasani ishtë rektor i UP-së.

    Pas leximit të aktakuzës të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

    https://www.youtube.com/watch?v=hTlNRKnkLfY

Leave a Reply

Your email address will not be published.