Lajmet e fundit

Minxhozi shpjegon qëllimin e takimeve me opozitën

‘Ne nuk kemi ardhur për ta devijuar rrugën e klasës politike, por për të mundësuar uljen në tryezë të palëve që të paraqesin bindjet e tyre”, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i pyetur për takimet e Ilir Metës me akterët politik në Kosovë.

“Mesazhi i Kerryt është dëgjuar në Tiranë me shumë kujdes, me shumë vëmendje. Unë mendoj që ne duhet të përdorim ç’kemi mundësi për t’i shërbyer asaj që ne na mungon rëndom: dialogut”, ka thënë ai.

“Natyrisht palët kishin opsionet e veta, por zoti Meta ishte shumë këmbëngulës në kërkesën e tij për të pasur diskutime”.

Sipas asaj që ka deklaruar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kriza politike në Kosovë më nuk do të prodhojë dhunë.

Kështu ai deklaroi në Zona B të Klan Kosovës duke komentuar sukseset e takimeve të përbashkëta mes kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Iliri Meta dhe liderëve politik në Kosovë.

“Mendoj që edhe mesazhet kanë qenë shumë të mëdha. Takimet kanë arritur diçka: dhunë nuk do të ketë. Palët do të afrohen në tavolinë. Se a do të ketë zgjidhje, u mbetet atyre”.

Për t’i përmirësuar punët edhe më shumë, Meta do të vinte përsëri në Kosovë tha Minxhozi.

“Nëse atij i kërkohet është i gatshëm të kthehet prapë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.