I permendun dhe komentuem nga Arben Gashi, ne emisionin e sontem Rrokum Roll, disa minuta ma vone, protagonisti i komenteve te zotit Gashi, doktori Haxhi Avdyli, ne bisede telefonike me moderatorin Fidan Jupolli, sqaroi poziten e vet.
“Kane fillue nji inciative per mbledhjen e nenshkrimeve per me u diskutue ne Kuvend shkarkimi im”, tha Avdyli, tue shtue se shkarkimi i tij asht iniciative e nji grupi te personave te deshtuem te cilet, simbas tij, jane me krye e me zemer argate te partive tjera.
Simbas Avdylit, kjo u ba veç per faktin se LDK asht e sukseshme ne Prizren, ne kohen kur qeverisja e Prizrenit ka mbete ne duert e PDK’s, ku shume ministra, po edhe vete kryetari i Prizrenit, jane tue u hetue.
“Ketu fituesi ma i madh asht PDK ne Prizren. Ata po thirren ne ate se kete iniciative po e perkrah edhe kryesia qendrore e LDK’s”, tha Avdyli.
“Çdo logjike e arsyeshme e din qe kjo nuk asht e vertete, sepse me kane ardhe me qinda mesazhe te cilet me perkrahin”, tha Avdyli.
Simbas Avdylit, kryesia qendrore e LDK nuk ka arsye me kerkue shkarkimin e tij, sepse simbas tij, ai i ka krye te gjitha punet gjate mandatit te tij, ku i permendi edhe takimet e zhvillueme. Avdyli tha se i vetmi mekat, nese mundet me u konsiderue mekat, asht propozimi i tij per Vjosa Osmanin si kryetare te LDK’s.
“Nuk e besoj dhe nuk e kam nji informate te tille”, tha Avdyli ne pyetjen e moderatorit se a beson qe mbrapa kesaj qendron ndonji emen nga kryesia qendrore e LDK’s.
https://www.youtube.com/watch?v=pn5ur1RTW5g