Lajmet e fundit

Rënia e komunizmit, Nishani vlerësoi me Dekoratën e Flamurit Sali Berishën

ë 25 vjetorin e rënies së komunizmit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi lëvizjen e dhjetorit si fillimin e një epoke të re për Shqipërinë, megjithëse liria e fituar shpesh herë ka devijuar nga standardet e demokracisë.

Nishani: Zig zaket dhe problemet jo rrallë të rënda të demokracisë në vendin tonë kanë qenë dhe janë një devijim nga ëndrra. Nga dhjetori i idealeve të pastra ëndrra e demokracisë dhe integrimit vazhdon.

Ndaj kreu i Shtetit apeloi për të afirmuar kulturën e dialogut politik dhe për të lënë pas konfliktualitetin” që dëmton vendin në rrugën drejt përmbushjes së ëndrrës së shqiptarëve

Nishani:Fryma e dialogut duhet të afirmohet si kulturë e jetës tonë politike dhe institucionale për të kapërcyer shfaqjet e arbitraritetet, arrogancës, megalomanisë, për të lënë pas konfliktualitetin e dëmshëm që nuk ka të përbashkët me konfrontimin civil.

Presidenti Vlerësoi me dekoratën e Flamurit ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili tha se 25 vite pas shkëputjes nga regjimi i egër komunist ka përpjekje për të kthyer ku ltin e diktatorit Enver Hoxha.

Berisha:Përballemi me një përpjekje për të rikthyer kultin e Enver Hoxhës, përballemi me dekorim të xhelatëve.

Me dekoratën e Flamurit u nderuan nga Presidenti edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja studentore e dhjetorit 1990.

Në ceremoninë e organizuar në pallatin e Brigadave ra në sy mungesa e përfaqësuesve të lartë të maxhorancës dhe ambasadorëve të BE e SHBA, raporton Oranews.

Leave a Reply

Your email address will not be published.