Lajmet e fundit

Aksion humanitar: Më 10 dhjetor, vet i 10-ti dhuro gjak!

Shqiptarët njihen për humanizëm të madh në ditët e vështira.Meqenëse në Qendrën e Transfuzionit ka mungesë të gjakut, së fundi është ndërmarrë një aksion për dhurim të gjakut në baza vullnetare.

Një grup i qytetarësh po organizon më 10 dhjetor një aksion për dhurimin e gjakut në qendër të kryeqytetit kosovar.

E gjithë kjo bëhet në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

“Me 10 dhjetor, vet i 10 dhuro gjak!”, është motoja i këtij aksioni humanitar.

Sipas organizatorëve, aksioni do të mbahet në sheshin e quajtur sipas humanistes Nëna Tereza dhe do të mbahet ditën e enjte me fillim në ora 11.00.
Për më tepër informacion, klikoni KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published.