Lajmet e fundit

Mustafa: Kemi përmbushur kriteret teknike për liberalizim vizash

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.

Mustafa dhe Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.