Publicisti Ilir Mirena ka ironizuar fort me punën njëvjeçare të Qeverisë Mustafa- Thaçi. Duke i analizuar premtimet elektorale që i kishin dhënë dyshja udhëheqëse e vendit, për hapjen e 320 mijë vendeve të reja të punës, Mirena ka theksuar se kësaj qeverie i duhet dhjetëra vite për realizimin e këtij premtimi. Më saktësisht sipas tij, ky premtim Isa Mustafës e Hashim Thaçit do t’u realizohet tek në vitin 2095.
Ky është shënimi i tij i plotë:
Viti 2095,
120 mije vende te punes te premtuara nga Isa Mustafa.
200 mije te tjera te premtuara nga Hashim Thaci.
Pra, 320 mije vende te reja te punes jane premtuar brenda nje mandati qeverises.
Deri tani, ne vitin e pare te kesaj Qeverie, qenkan punesuar 4 mije persona.
Kur e llogarisim, me kete ritem po i bjen qe kesaj Qeverie per te plotesuar premtimet e veta, per te punesuar ata 320 mije, i duhen rrafsh 80 vjet te mbetet ne pushtet!
I lumi ai qe e mbrrine 2095’ten!
E, per skeptiket edhe 80 dite jete jane shume per kete Qeveri…