Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur konferencë për media për një vit punë që i ka bërë.
Ai ka thënë se ky vit ka qenë sfidues ku janë ballafaquar me shumë probleme.
Mustafa ka theksuar se koalicioni është stabil dhe ka arritur të marr vendime të rëndësishme.
“Ky vit ka qenë vit i ballafaqimit me sfida të mëdha. Koalicioni qeverisës ka qenë stabil dhe ka arrit të kaloi disa situata duke marr vendime të rëndësishme. Kemi qenë të kujdesshëm që të vazhdojmë agjendën evropiane që t’i përmbushim kriteret drejt BE-së”, ka thënë Mustafa