Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka vlerësuar se situata në luftën kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar. Ai në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit ka theksuar se nuk ka diçka për tu mburrur dhe se sipas tij, Raporti i Progresit si njëri prej raporteve më të besueshme përshkruan situatën aspak të mirë të luftimit të korrupsionit në Kosovë.
“Derisa Transparency Internacional, në vlerësimin që e ka bërë për Kosovën – vlerësim me nota- e ka vlerësuar Kosovën me notën 3, e që për nga radhitja i bie që Kosova është në vendin e 110 për nga luftimi i korrupsionit. Fatkeqësisht jemi në një rang me shtetet afrikane për luftimin e këtij fenomeni, derisa edhe vendet e rajonit janë më mirë se ne, përjashto këtu Shqipërinë që është pas nesh”, ka thënë Preteni.
Ai ka shtuar se tek pjesa e parandalimit të korrupsionit kemi një progres dhe një lëvizje, dhe se sipas tij, “mbetet shumë për të dëshiruar te pjesa e luftimit”.
“Kemi një hezitim të zyrtarëve të lartë të shtetit që të vijnë dhe të bashkëpunojnë më agjencinë. Rreziku më i madh i korrupsionit – njëri nga dëmet që i shkakton – është që ndikon te mosbesimi i qytetarëve të institucionet”, ka thënë ai.
Preteni ka potencuar se nuk e di pse vetëm kur ka raporte për korrupsionin, eventualisht deklarimi i pasurisë, diskutohet për korrupsionin dhe krejt kjo zgjatë një javë e më pastaj i kaplon njëfarë heshtje.
“Pse ky fenomen nuk është në top agjendën e institucioneve të Kosovës, sepse çdo herë po dalin tema tjera. Jo pse ato nuk duhet të diskut