Performanca e nxёnёsve të kolegjit “Mehmet Akif” ndez emocione të publiku në Cyrih
Kanë vazhduar aktivitetet në kolegjin “Mehmet Akif”. Prof. Kenan Tahiraga, Prof. Hajrije Krasniqi. Prof. Hatifete Raҁi sё bashku me dymbёdhjetё nxёnёs për nder të Ditës së Flamurit, shfaqën programin e tyre artistik me motive shqiptare nё Cyrih, ku ngjallën emocione te publiku deri në mospërmbajtje të lotëve.
Megjithatë kjo u realizua këtë vit, falë mbështetjes së shkollës “SERA Schule” në Cyrih, por edhe të disa prindërve që, pavarësisht se jetojnë në Zvicër, fëmijët e tyre po i shkollojnë në kolegjin “Mehmet Akif”, Z. Bahri Rexha, z. Milazim Lecaj tё cilёt I falenderojmё shumё.
Në këtë shfaqje kulturore, nuk kishin si të mungonin përfaqësuesit nga Konsullata kosovare dhe nga Qendra Kulturore në Cyrih, Islam Spahiu e Shukrije Ramadani.
Spahiu theksoi se bashkëpunimi i shkollave shqipe nga Kosova me shkollat në Zvicër duhet të jetë më i shpeshtë.
“Le të jetë ky program i kësaj shkolle, një shembull edhe për shkollat tjera shqipe nga Kosova, që të gjejnë rrugë bashkëpunimi me shkollat zvicerane dhe të marrin model nga to, për mënyrën e edukimit dhe shkollimit”.
Ndërkaq ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, Znj. Shukrije Ramadani e bёri programin shumё madhёshtor kur nё program solli vogёlushin me emrin e heroit kombёtar, AGIM RAMADANI, njё fёmijё I cili ngjalli emocione tё mёdha te tё gjithё tё pranishmit nё program..
Znj. Shukrije tha se“U themi mysafirë, por për ne nuk jeni, ju jeni vëllëzërit dhe motrat tona.
Megjithatë këtë nuk mund ta ndjeni pa qenë të mërguar. Por ajo që dua të them është: mos u ndalni duke mësuar dhe më vonë të transmetoni dijen tuaj në forcimin e shtetit të Kosovës”, theksoi Ramadani.
Ndërkaq pjesëmarrësit në këtë ngjarje thanë se nuk ka çmim që mund ta paguajë këtë mbrëmje të veçantë, këtë kënaqësi që ndjemë nga kjo shfaqje, për Ditën e Flamurit.
Nё program ishin tё pranishёm edhe Znj. Annaliesse Schneller.mike e mirё pёr shqiptarёt e cila ka ndihmuar shumё gjatё luftёs nё Kosovё, si dhe ka ndihmuar tё plagosurit qё kanё shkuar pёr shёrim nё Zvicёr, Z. Shaban Haliti, prezentues I kulturёs shqiptare nё Zvicёr, anёtar I kёshillit mbikqyrёs tё shkollave nga parashkollor deri te klasa e nёntё nё qytetin Opfikon – Glattbrugg nё Cyrih, tё gjitha kёto do tё ishin tё pamundura pa ndihmёn e Z. Bashkim Berisha, I cili bёri tё pamundurёn pёr realizimin sa mё tё mirё tё programit.
Nxёnёsit sё bashku me profesorёt qёndruan pesё ditё nё Zvicёr. Vizituan qytete, fakultete nё Cyrih, Bern, Konsullaten nё Cyrih.
Vizita nё Ambasadёn e Kosovёs nё Bern, ishte njё vizitё spontane dhe pritja nga Konsullja Znj. Bahrie Hoti ishte e ngrohtё dhe shumё miqёsore e cila tha “ ishte njё takim shumё miqёsor dhe I dashur, u kёnaqa me ju”. E falenderojmё Znj. Bahrie.