Lajmet e fundit

Analistët: Mustafa dështoi të tregohet kryeministër i Kosovës

Ikjet masive të qytetarëve që kulmuan në dhjetor të 2014 dhe janar 2015, protesta e 27 janarit kundër Jabvllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, dështimi për formimin e FAK-ut, lejimi i Thaçit që të jetë aktori kryesor në vendimit që merren, falja e borxheve, mos rritje e pagave, nënshkrimi i marrëveshjeve në Bruksel të cilat më pastaj prodhuan pakënaqësi e krizë politike, janë disa nga të dhënat që mund të nxirren nga bilanci i një vitit të qeverisjes së Isa Mustafës.

Ky sipas atyre që monitorojnë punën e qeverisë së Mustafës është një vit për të cilin kreu i ekzekutivit nuk mund të mburret me punën që ka bërë, dhe kjo nëse i kemi parasysh premtimet që ky i fundit i kishte dhënë gjatë fushatës paraelektorale të qershorit të vitit të kaluar.

Madje sipas tyre kryeministri Mustafa nuk mund të quhet si kryeministër i vendit, pasi që qeverisja e tij është bazuar më shumë në qeverisje me partnerin e koalicionit PDK-në përkatësisht me liderin e këtij subjekti Hashim Thaçi, duke bërë që shpeshherë t’i referohet kësaj qeverisje si qeveria me dy kryeministra Mustafa- Thaci.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në një prononcim për KosovaPress ka deklaruar se ndër pikat më negative të qeverisjes së Isa Mustafës në këtë një vjetor është fakti se ky i fundit nuk ka arritur të tregohet kryeministë r i vërtet i vendit.

Sipas Dolit, Mustafa duhet të mos lejoj Thaçin që ai të jetë aktori kryesor në vendimit që merren.

Doli: Mustafa nuk ka arritur të tregohet kryeministri i Kosovës

“Kur jemi te pikat negative besoj që çështja më karakteristike e zotëri Mustafës në lidhje me të qenit kryeministrit ka qenë dhe mbetet fakti që ky i fundit nuk ka arritur të tregohet kryeministër i Republikës së Kosovës dhe faktikisht qeverisja e tij përshkruhet si qeverisja e dy partive të cilat më shumë konkurrojnë nga njëra tjetra se sa që qeverisin së bashku dhe besoj që nëse zotëri Mustafa nuk e ndryshon këtë qasje në raportin e tij sidomos me zotëri Thaçin dhe që ai të mos jetë aktori kryesor vendimtar në vendimet që zotëri Mustafa duhet të i merr besoj që e gjithë qeverisja e tij katër vjeçare nëse do të zgjas aq , do përshkruhet pikërisht nga mungesa e tit ullit të kryeministrit të cilin e bartë zotëri Mustafa”, tha Doli.

Mirëpo kjo nuk është karakteristika e vetme që ka përcjell këtë vit qeverisjen e Mustafës. Doli theksoi se pritjet për qeverisjen e Mustafës kanë qenë shumë të mëdha duke pritur që ky i fundit të jetë njeri i kujdesshëm në vendimet e veprimet që merr, gjë e cila më pas nuk ka rezultuar ashtu. Doli më tej deklaroi se kryeministri Mustafa është treguar i pamatur në raport me Kuvendin dhe partitë opozitare dhe sidomos në raport me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

E autorizimi i dhunës së përdorur nga ana e policisë ndaj veprimeve të opozitës në Kuvend dhe jashtë tij sipas Dolit kanë treguar një fytyrë të re të një politikani që vjen nga një parti që përgjithësisht është karakterizuar për qetësi.

Doli: Mustafa ka treguar një fytyrë tjetër të një lideri të LDK-së

“ Ka treguar një anë tjetër të papritur të një politikane sidomos të një figure e cila vjen nga një parti që është e qetë dhe është më vizionare në raport me partitë tjera që është LDK-ja dhe natyrisht ka treguar disa vlera të cilat as një politikanë dhe asnjë udhëheqës i LDK-së gjerë më tani nuk i ka pasur, sidomos në raport me autorizimin e përdorimit të dhunës nga ana e policës ndaj deputeteve opozitar dhe zgjidhja e krizës politike duke shfrytëzuar policinë dhe mjetet e dhunës të cilat nuk kanë qenë asnjëherë karakteristik e LDK-së dhe ndonjërit nga liderët të saj”, tha Doli.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj në një prononcim dhënë KosovaPress-it ka deklaruar se puna e tij e më e madhe ka qenë e bazuar në arritjen e marrëveshjeve në Bruksel, marrëveshje këto që tash sipas tij po dalin të jenë problematike.

Mus hkolaj ka theksuar më tej se ende nuk është parë qeverisja e Mustafës në bazë të atyre që kishte premtuar.

Mushkolaj: Mustafa është marrë me emergjenca e në fakt nuk kemi parë qeverisje nga ana e tij

“Të gjithë e dimë aktivitetin e tij për me i arrit marrëveshjet e Brukselit që tash po dalin të jenë problematike dhe sidomos ky gjashtë muajsh i dytë i këtij viti ka kaluar kryesisht me reagimet kundër këtyre marrëveshjeve dhe të mos harrojmë se qysh në fillim të qeverisjes, qeverisja Mustafa ka filluar me probleme që janë shkaktuar prej protestave të qytetarëve ne fillim për shkarkimin e Jabllanoviqit një ministri që u detyrua të largohet për shkak të një deklarata skandaloze pastaj në protesta të tjera për probleme të ndryshme. Unë ende nuk e kam parë zotëri Mustafën që të filloj vërtet qeverisjen bazuar në premti met që ka dhënë. Zotëri Mustafa thjeshtë është marrë me emergjenca me një formë emergjente të qeverisjes në kuptimin e arsyetimit të veprimeve dhe vendimeve të veta por nuk e kam parë nëse në fakt ende ka filluar ajo qeverisja e tij nëse ka një të tillë qeverisje sidomos nëse kemi të bëjmë me zhvillimin ekonomik, me hapjen e vendeve të reja të punës dhe kështu me radhë”, tha Mushkolaj.

Përkundër këtyre dështimeve Mustafa sipas analistëve ka pasur edhe disa anë pozitive gjatë këtij një viti të qeverisjes.

Kjo sipas Dolit ka të bëj me mirë menaxhimin e buxhetit të shtetit.

Doli: Pikë pozitive e qeverisjes Mustafa mirë menaxhimi i buxhetit shtetëror

“Natyrisht janë dy çështje kryesore të cilat mund të përmenden si pika pozitive të qeverisjes së tij dhe ato kanë të bëjnë me mirë menaxhi min e buxhetit shtetëror sidomos në resorë të cilat qeverisë LDK është vërtetuar se ka një mirë menaxhim sidomos sa i përket shpenzimeve të zyrave të lidhura me kabinetet politike të ministrive që udhëhiqen nga LDK-ja dhe besoj që kjo është një arritje shumë e madhe natyrisht edhe në kuptim të shfrytëzim të buxhetit për nevoja apo për qëllim elektorale zotëri Mustafa ka refuzuar disa herë që të bëj dhe të reflektoj në kuptim të rritjes së pagave dhe nuk ka shfrytëzuar postin e tij politik për të rritur pagat në mënyrë që të ngrit pritjet elektorale nga ana e tij dhe mendoj që ky është një aspekt pozitiv I qeverisjes Mustafa”, tha Doli.

E për Imer Mushkolajn aspekt pozitiv i këtij një viti të Qeverisë Mustafa janë ndryshimet që janë bërë në paketën fiskale dhe vendimi për faljen e borxheve, ndonëse për këtë të fundit nuk është aq I bindur se po përfitojnë ata që d uhet të përfitojnë vërtet.

Mushkolaj: Pozitive në këtë vit të qeverisjes paketa fiskale dhe falja e borxheve

“Ndërkaq nëse është punuar diçka tjetër që mundem me thanë si pozitive është çështja e Ministrisë së Financave që ka bërë diçka në aspektin e paketën fiskale por prapë është diçka e diskutueshme me masat që janë marrë. Ajo çka duhet të përmendet te qeverisja Mustafa po ashtu gjatë këtij viti është vendimi popullist për faljen e borxheve i cili në këtë formë ka menduar që mundet me ju ndihmua njerëzve dhe natyrisht që ju ka ndihmuar njerëzve por nuk duhet harrojmë se edhe me këtë vendim që është marrë më shumë iu është ndihmuar atyre që nuk është dashur të ju ndihmohet e këtu janë borxhet milionëshe të kompanive të shumta që nuk kanë kryer obligimet ndaj Republikës së Kosovës k ështu edhe për mu edhe ky vendim është i diskutueshëm”, deklaroi Mushkolaj.

Ndryshe Mustafa është zgjedhur kryeministër i Kosovës me 9 dhjetor të vitit 2014 me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenime.

Kjo kishte ndodhur pasi që ai formoi koalicion me partinë e Hashim Thaçit PDK-në, parti kjo që kishte dal fituese nga zgjedhjet e 8 qershorit të 2014.

Ndonëse dy ditë pas zgjedhjes Mustafa ishte bashkuar me tri subjektet e tjera Vetëvendosjen, AAK-në dhe Nisma për Kosovën, duke qëndruar kështu së bashku për 6 muaj për të kundërshtuar një vazhdim të qeverisjes së Thaçit, kjo nuk e kishte penguar Mustafën që të lidhej në koalicion me PDK-në.

Koalicioni PDK-LDK nga këto tri parti që mbeten në opozitë ishte quajtur si tradhti nga ana e Mustafës, derisa ky i fundit kishte arsyetuar veprimin e tij si një presion nga ndërkombëtarët për të themeluar më shpejtë institucionet e vend it dhe si e vetmja rrugëzgjidhje për të formuar Qeverinë pasi që Gjykata Kushtetuese i kishte mohuar dy herë koalicionit të quajtur aso kohe VLAN të drejtën për të formuar e udhëhequr me institucionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.