Lajmet e fundit

Edhe Faton Topallit i caktohen 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së 30 ditëve paraburgim edhe ndaj deputetit tjetër të VV’së, Faton Topalli.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Topallit, Alban Ajvazi.
Topalli u arrestua të martën në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pas qëndrimit rreth një muaj në arrati në Zvicër. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale kur në seancat e Kuvendit kishte hedhur gaz lotsjellës për ti kundërshtuar marrëveshjet e Brukselit.

Të njëjtën ditë me Topallin u arrestua edhe deputetja tjetër e VV’së, Albulena Haxhiu, të cilës po ashtu iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Këtë masë, për të njëjtat veprime, po e vuan edhe Albin Kurti, derisa Donika Kadaj e AAK’së të mërkurën masa e paraburgimit për 30 ditë iu zëvendësua me arrest shtëpiak, pas ankesës së mbrojtjes, shkruan Gazeta Express.

Në arrest shtëpiak, Gjykata Themelore, javën e kaluar i ka lenë edhe deputetët dy deputetët tjerë të VV’së, Smajl Kurteshi dhe Fisnik Ismajli dhe atë të NISMA’s, Haxhi Shala. Kurteshi e Shala hodhën gaz në Kuvend, derisa Ismajli u ndal tek hyrja pasi iu gjeten dy boca gaz.

Deri me tash, nga deputetët që kanë gjuajtur gaz në Kuvend, vetëm Pal Lekaj i AAK’së nuk është arrestuar apo caktuar ndonjë masë, por vetëm është marrë në pyetje nga Prokuroria për veprimin që ka kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.