Muskujt e Messit kanë nevoj për pushim! Ky është definicioni kryesor i disa mjekëve argjentinas. Lojtari më i mirë në botë edhe ashtu ka pasur nevojë të pushoj për së paku 2 muaj. Sipas një përlllogaritje, Lionel Messi është futbollisti që ka harxhuar më së shumti energji në vitet e fundit.
Nëse llogariten ndeshjet, vrapimet e tij, udhëtimet e tij dhe stërvitjet e tij, del se Messi është futbollisti më i angazhuar në botë që nga viti 2007.
Messi ka bërë 2.8 milion kilometra rrugë vetëm për angazhimet me Barcelonën që nga viti 2007. Messi ka vrapuar 1800 kilometra në fushë në 7 vitet e fundit.
Mjekët disa herë thuhet se janë konsultuar me Messin duke i thënë se duhet të pushoi më shumë sepse nga javë në javë ka harxhuar shumë energji.