Publicisti Dardan Islami në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Qeverisë Mustafa i kanë munguar idetë dhe dinamika, njofton Klan Kosova.
“Kësaj qeverie i ka munguar kreativiteti, i ka munguar dinamika”.
“MSA-ja dhe Pakoja e Re Fiskale mund të cilësohen në njëfarë forme suksese”.
Islami, dështimin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, e sheh si dështimin më të madh të kësaj qeveria, duke përmendur kërcënimin nga terrorizmi si një shembull për të ilustruar rëndësinë e saj.
“Dështimi më i madh është moskrijimi i ushtrisë”.
“Neve po na kanoset terrorizmi, kur krejt bota mbrohet nga terrorizmi ne kemi mbetur thuajse nuk kemi të drejtë të mbrohemi”.