Lajmet e fundit

Historianët e Deçanit: Të japin dorëheqje gjyqtarët e Kushtetueses

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me shqetësim të madh ka marrë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me ç’rast pronat e ndërrmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” i janë lënë Manastirit të Deçanit.

Reagimi i historianëve të Deçanit:

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, ka shkelur rendë Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ajo ka legalizuar vendimet e vitit 1993 dhe 1997, vendime të kohës se masave të dhunshme të drejtuara nga Sllobodan Millosheviç.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon :

Arta Rama-Hajrizi dhe Bekim Sejdiu, të japin dorëheqje morale nga detyrat në Gjykatën Kushtetuese të Republikës se Kosovës.

Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, të shkarkoj nga detyra Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, e cila me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, ka shkelur rende Kushtetutën e Republikës se Kosovës, duke legalizuar dokumente të kohës se Sllobodan Millosheviçit.

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, deri me 30 dhjetor 2015, të tërheq Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015. Mos tërheqja e Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, deri me datën 30 dhjetor 2015, do të shkarkoj demonstrata masive të të pa ndërprera në mbrojtje të pronave publike.

Sava Janjiç të ndiqet penalisht nga organet kompetente të Republikës se Kosovës, për nxitje të urrejtjes dhe propagandë ndaj shqiptarëve.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e mllefosur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, kur dihet se Sava Janjiç, nuk i pranon institucionet e Republikës se Kosovës dhe ka loguar kundër pranimit të Republikës se Kosovës.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan , thekson bindshëm se turpi dhe mallkimi historik do të bie mbi Arta Rama-Hajrizi, e cila si shqiptarë, bashkë me Bekim Sejdiun gjyqtarë të procedurës, shkelin rëndë mbi gjakun e derdhur për këtë tokë, kur dihet se sa krimineli është strehuar në Manastirin e Deçanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.