Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë liruar nga paraburgimi duke iu caktuar kështu masa e arrestit shtëpiak.
Indeksonline merr vesh se ky vendim është caktuar nga Gjykata e Apelit.
Këta aktivistë ishin arrestuar së bashku edhe me shumë të tjerë në protestën e 28 nëntorit me ç’rast u arrestua edhe ish- lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti i cili po vazhdon të qëndrojë në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz./